Mbi 10 mijë trupa amerikane angazhohen në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Mbi 10,000 pilotë, marinarë dhe marinsat amerikanë po zbatojnë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Trupat ndihmohen nga dhjetëra avionë dhe një duzinë anijesh luftarake, tha CENTCOM, shkruan NBC News.

“Gjatë 24 orëve të para, asnjë anije nuk ia doli të kalonte bllokadën amerikane dhe 6 anije tregtare iu bindën udhëzimeve të forcave amerikane për t’u kthyer dhe për të rihyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit”, tha CENTCOM.

Të tjera