Huaxi llogaritet të jetë fshati më i pasur në botë, e cili u krijua në vitin 1961 brenda eksperiment social, të krijuar nga një popullsi socialiste, e cila gjendet në Kinë, shkruan Gazeta Botapress.
Një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije. Një rrokaqiell prej 72 kateve, taksi helikopter, një park dhe rreshta të gjatë të vilave. Kjo është e tepruar për një fshat që quhet Huaxi, një vend në Kinën lindore. Ky fshat njihet si fshati më i pasur në Kinë. Secili banor i këtij fshati ka më shumë se një milion yan (monedha në Kinë) në banka.
Ky fshat është larg dy orë me veturë nga Shangai. Për vite të tëra, Huaxi është përdorur nga autoritetet kineze si një vitrinë e suksesit për të provuar se si regjimi komunist ka kthyer një fshat të varfër në një rajon super të pasur për një gjysmë shekulli.
Gazetametro.net më poshtë ju sjell disa fotografi dhe një video të Business Insider që paraqet pamjen e këtij fshati./Botapress/