Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Pak më parë ka ndodhur një aksident në fshatin Orobërdë të Istogut.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri nga ky vetaksident.



Të tjera
Lajme
Forumi i Gruas së LDK mlidhet në mesditë në Prishtinë, prezantohen kandidatet për deputete
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar
Aktuale
Një vajzë në Pejë dërgohet në strehimore pas dhunës psikike nga babai i saj
Një vajzë në Pejë është dërguar
Aktuale
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotësohet fletëvotimi
Me afrimin e 7 qershorit, kur