Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka vendosur një rekord në ri në historinë e Ligës Premier, pasi golit të shënuar sot (e shtunë) kundër Ipswich Town.
Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Ipswich Town, në kuadër të xhiros së parë të sezonit 2024/25 në Ligën Premier.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e trajnerit Arne Slot u shënuan nga Diogo Jota (60’) dhe Mohamed Salah (65’).
Salah ka shënuar tashmë nëntë herë në ndeshjet e xhiros së parë në Ligën Premier, më shumë se çdo lojtar në histori.
Ndryshe, Salah ka hyrë në sezonin e tij të tetë me Reds, ndërsa vetëm sezonin e kaluar ka shënuar të shënoj në ndeshjen e javës së parë ndaj Chelseat.
Në sezonet e kaluara, egjiptiani i ka shënuar ekipeve si Watford, West Ham, Norwich, Leeds United (het-trik), Norwich përsëri në sezonin 21/22, Fulham dhe në këtë sezon ndaj Ipswich.
Salah ka kaluar kështu emra legjendash si Frank Lampard, Wayne Rooney dhe Alan Shearer që kanë shënuar nga tetë herë në ndeshjet hapëse, ndërsa Teddy Sheringham, Sergio Aguero dhe Jamie Vardy e kanë bërë nga shtatë herë.



Të tjera
Aktuale
Tubimi i LDK’së në Vranjevc, Abdixhiku: Kjo është Kodra e Trimave, sonte na la të gjithëve pa fjalë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dardan Sejdiu: Kurti taksat tona po i përdor për mashtrim në zgjedhje
Ish-anëtari i LVV-së, Dardan Sejdiu, ka
Aktuale
A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla
Kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, ka