Me rastin e hyrjes së plotë në fuqi të sistemit të hyrje/daljes (EES) në Zonën Schengen Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje se cfarë u duhet qytetarëve të Kosovës që kalojnë kufirin.
Detajet më poshtë
Njoftim për zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrje/Daljes (EES) në Zonën Schengen
Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian nga sot (10 prill 2026) do të zbatohet plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen.
Siç kemi njoftuar më parë, ky sistem ka filluar të zbatohet gradualisht nga 12 tetor 2025 deri në arritjen e zbatimit të plotë.
Sistemi EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, përmes mbledhjes së të dhënave si:
gjurmët e gishtërinjve;
fotografia e fytyrës;
të dhënat e dokumentit të udhëtimit.
Nga 10 prilli 2026, ky sistem zëvendëson plotësisht vulosjen manuale të pasaportave dhe mundëson identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara.
Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke plotësuar këto kushte:
Të posedojnë pasaportë biometrike valide (e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së kthimit);
Të justifikojnë qëllimin e udhëtimit (turizëm, vizitë familjare, biznes, etj.);
Të kenë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrimin;
Të kenë biletë kthimi ose dëshmi për vazhdimin e udhëtimit;
Të mos jenë në listat e ndalimit të hyrjes në Schengen.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë sistem.



Të tjera
Aktuale
Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim
Gjykata Supreme e Kosovës i ka
Lajme
Rroga e 14-të, Azemi për zotimin e Kurtit: Çmenduri, veç fushatë për vota
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër
Aktuale
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora
Ka filluar procesi i votimit me