Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së enjtes në Prevallë të Prizrenit, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.
Siç mëson Sinjali, viktima është Angel Antonio Romo (24-vjeç), i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është rrokullisur, duke pësuar lëndime fatale.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ekipet emergjente, zjarrfikësit si dhe njësitë përkatëse hetimore.
Sipas mjekëve të emergjencës, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetimet rajonale dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e provave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.



Të tjera
Lajme
100 euro për studentët, hapet aplikimi,këto janë detajet
Hekuran Murati, ministri në detyrë i
Aktuale
REL: Nën tokë kushte të rënda, mbi tokë rekorde: Dy realitetet e Trepçës
Pas gati tetë orësh punë në
Lajme
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme
Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje