Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidati i parë që e pëkrahin për president, në rast të një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Natyrisht që po. Sipas rregullës së parë, kandidati i LDK-së është kandidati i parë që në e mbështesim dhe kjo nuk është diskutua, sepse në rastin tonë nuk është diskuar për emra për të përveqëm. Kur është diskua për emra konsensual kanë qenë përtej partive. Por e kuptuam që me PDK-në është diskutuar edhe për emra të përveçëm”, ka thënë Haziri në Tëvë1.
Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje me LVV-në, përveç 15 votave të deputetëve të tyre do të siguronin vota edhe nga partitë e tjera.
Haziri ka thënë se kreu i LDK-së është duke zhvilluar konsulta e bisedime të brendshme për atë nëse mund të arrihet një marrëveshje me LVV-në.
“z.Abdixhiku tash në fazën e konsultave, bisedave të brendshme pas takimit të parë lidhur me procesin, a mund të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haziri.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për çështjen e presidentit është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive.



Të tjera
Lajme
Zjarr në një shtëpi në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës
Një shtëpi është parë duke nxjerrë
Aktuale
Gjobitet “Klub Invest” me 30 mijë euro pas shembjes së rrugës në Prishtinë
Pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën
Lajme
Propozimet e opozitës për rend dite kalojnë me mbi 80 vota, Haxhiu si me shaka: Veç edhe presidenti na ka mbetë
Propozim i PDK-së për Rezolutës për