“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan të derivateve për ditën e sotme në Kosovë.  

Çmimi maksimal i lejuar për naftë për ditën e sotme është 1.91 euro, ndërsa për benzinë 1.47 euro.

Dje në Kosovë çmimi tavan për naftën ishte 1.89.

Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm dhe tregjet financiare mbeten të paqëndrueshme, ndërsa shqetësimet rriten nëse armëpushimi SHBA-Iran do të respektohet dhe nëse rruga e rëndësishme e transportit detar Ngushtica e Hormuzit do të hapet.

Pasi ra të mërkurën menjëherë pas shpalljes së armëpushimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 2.7% të enjten në 97.23 dollarë për fuçi.

Të tjera