Tranziti i anijeve cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është pezulluar pas sulmeve izraelite në Liban, raporton agjencia iraniane Fars, e lidhur me Forcat e Gardës Revolucionare.
Disa anije kanë bërë tashmë kalimet e tyre të para, por situata mbetet e tensionuar.
“Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Kjo është Stacioni Detar i IRGC-së. Tranziti nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet i mbyllur dhe ju nevojitet leje nga IRGC-ja përpara se të lundroni nëpër ngushticë. Çdo anije që përpiqet të udhëtojë në det do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet”, thuhet në njoftim.
Sipas Axios, që citon zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Libani nuk përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit.
Ndërkohë, Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të zgjasë afatin për ultimatumin e tij ndaj Iranit me dy javë. Ndërprerja e bombardimeve është “me kusht që Republika Islamike të japë pëlqimin për hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit”, sipas deklaratës së tij.
Teherani ka pranuar propozimin amerikan, duke e cilësuar këtë një “tërheqje poshtëruese”.
Ndërkohë, sulmet izraelite ndaj Libanit vazhdojnë me intensitet të lartë; rreth 160 bomba shpërthyen në dhjetë minuta, duke përfshirë edhe goditjen e një automjeti italian të UNIFIL-it./Top Channel



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite