Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani po shihet si një sinjal pozitiv për ekonominë globale, pas javësh tensionesh që kanë ndikuar rëndë në furnizimin me naftë, gaz dhe materiale kimike.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se rikthimi në normalitet nuk do të jetë i shpejtë. Sipas korrespondentit diplomatik Paul Adams, do të duhen më shumë se dy javë që trafiku detar të stabilizohet plotësisht, raporton BBC.
Irani ka bërë të ditur se po vendos kushte dhe protokolle të reja për të garantuar sigurinë e lundrimit në këtë rrugë strategjike.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Abbas Aragchi, ka deklaruar se kalimi i sigurt do të lejohet për dy javët e ardhshme, në koordinim me forcat e armatosura dhe duke marrë parasysh “kufizimet teknike”.
Kjo tregon se kthimi në situatën para luftës nuk pritet të ndodhë menjëherë.



Të tjera
Aktuale
Çështja e Presidentit, VV-ja paralajmëron intensifikim përpjekjesh
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,
Aktuale
Deputetët e Kuvendit e shfrytëzojnë me të madhe mundësinë për të pasur asistentë, dalin listat me emra
Rreth 75 deputetë të Kuvendit të
Aktuale
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes, tjetri i lënduar
Një punëtor ka vdekur sot në