Kryeministri britanik, Keir Starmer thotë se Mbretëria e Bashkuar do të “bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim”.
“E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur gjatë natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën”, thotë ai, raporton BBC.
“Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe ta rihapim Ngushticën e Hormuzit”.
Njoftimi nga Downing Street thotë:
Kryeministri do të udhëtojë në Gjirin Persik për t’i takuar liderët e vendeve që kanë qenë në vijën e parë dhe do të shprehë mbështetjen e tij të plotë për armëpushimin e sapo arritur.
Në takimet me liderët rajonalë, ai do të ritheksojë mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar dhe nevojën për një zgjidhje diplomatike afatgjatë për të siguruar që armëpushimi të çojë në një marrëveshje të qëndrueshme.
Ai do të zhvillojë bisedime për të siguruar që rihapja e Ngushticës së Hormuzit të mbetet e përhershme, me Mbretërinë e Bashkuar që vazhdon t’i udhëheqë përpjekjet ndërkombëtare.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në