Një rast tejet i rëndë dhe tronditës është raportuar në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një e mitur ka denoncuar babain e saj për sulm seksual.
Ngjarja është evidentuar më 1 prill 2026, pasi ankuesja është paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj.
Viktima J.S., rreth 9-vjeçare është dëgjuar në prani të nënës dhe përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale, ku ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari M.S., rreth 50-vjeçar, babai i saj, gjatë kohës kur po qëndronte në shtëpinë e tij.
I dyshuari ende nuk është arritur të lokalizohet dhe ndodhet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve, ndërsa autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.



Të tjera
Lajme
100 euro për studentët, hapet aplikimi,këto janë detajet
Hekuran Murati, ministri në detyrë i
Aktuale
REL: Nën tokë kushte të rënda, mbi tokë rekorde: Dy realitetet e Trepçës
Pas gati tetë orësh punë në
Lajme
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme
Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje