Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka postuar në Truth Social, duke paralajmëruar se “Një civilizim i tërë do të vdesë sonte dhe kurrë nuk do të rikthehet përsëri”.
Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 të së martës, sipas kohës lokale të SHBA-së, që në Europën Qendrore i bie ora 2 pas mesnate, për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte dhe kurrë nuk do të rikthehet përsëri. Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshim të Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme, KUSH E DI? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet shantazhi, korrupsioni dhe vdekje, më në fund do të përfundojnë. Zoti e bekoftë Popullin e Madh të Iranit!”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në