Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka për Sinjalin.
Viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.
Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar – viktima erdhi për ta martuar nipin dhe u vra nga polici që paguhet ta mbrojë jetën e qytetarëve.
Dorasi dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura, teksa është dorëzuar në Polici pas krimit të rëndë.



Të tjera
Aktuale
Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt
Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i
Aktuale
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK)
Aktuale
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se