Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur fitues kompaninë e Sabit Makiqi, “A&V Collection”, në një tender rreth 1.7 milionë euro për furnizim me uniforma për Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Pas raportimeve për të kaluarën e tij lidhur me akuza për mashtrim në prokurim publik, Sinjali ka kontaktuar me Sabit Makiqi, i cili ka deklaruar se është liruar nga të gjitha akuzat.
Ai ka sqaruar se rasti daton nga viti 2023 dhe kishte të bënte me dyshime rreth mostrave të dorëzuara në një tender, përfshirë pretendime mbi origjinën e tyre.
Pas një procesi gjyqësor të shkallës së parë, ku është shqyrtuar e gjithë aktakuza, gjykata ka vendosur në favor të tij.
“Jam shpallë për të gjitha aktakuzat i pafajshëm”, ka thënë Sabit Makiqi.
“Jam shpallë prej të gjitha akuzave jam liruar. Ajo ka qenë në vitin 2023 dyshohet për disa mostra të një prodhuesi kinse që nuk ka qenë përputhmëri me mostrat tjera që është prodhues ka qenë një po më duket një prodhues slloven edhe është akuzuar që kinse ti nuk i ke slloven por i ke të Turqisë, ashtu dicka. Por ajo nuk ka të bëjë, bile dhe jam dërguar për këtë arsye me krejt aktakuzën jam liruar i pafajshëm”, tha ekskluzivisht për Sinjalin.
Kontrata me Ministria e Mbrojtjes e Kosovës pritet të zgjasë tre vite dhe të nënshkruhet më 7 prill 2026, pas përfundimit të procedurave në Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Ai është shpallur fitues i tenderit për furnizim me uniforma pune, ceremoniale dhe për bendin muzikor për nevojat e FSK-së.



Të tjera
Aktuale
Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë
Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të
Aktuale
Izraeli: Sulmuam uzinën më të madhe petrokimike në Iran
Ushtria izraelite ka sulmuar kompleksin e
Aktuale
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-burri në Austri
Zoja Oroshi, një 39-vjeçare me origjinë