Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nga Peja, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
Sipas IPK-së, informacioni për këtë rast është pranuar mbrëmë, dhe menjëherë hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë ndërmarrë veprimet e para, duke intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.
Pas hetimeve fillestare, hetuesit kanë konsultuar prokurorin kompetent, i cili ka caktuar masa ndalimi për 48 orë ndaj zyrtarit policor.
Njëkohësisht, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari është suspenduar nga detyra.
IPK njofton se hetimet do të vazhdojnë në koordinim të plotë me Prokurorinë, me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave që lidhen me këtë rast, duke përfshirë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative.



Të tjera
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin
Aktuale
Kongresistët amerikanë nga Presheva vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel
Delegacioni dypartiak i Kongresit amerikan, i