Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah,

 

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni në Presidencë.

Megjithatë, Kurti nuk e la pa i dërguar urime kryeministri të zgjedhur të Nepalit për nisjen e mandatit të ri.Ai në një postim në X i uroi suksese atij, ndërsa tha se pret forcim të bashkëpunimit mes Kosovës e Nepalit.

“Urime Balen Shah për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Nepalit. Ju uroj shumë suksese në avancimin e progresit, stabilitetit dhe mirëqenies për vendin tuaj. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe institucioneve tona, si dhe ndërtimin e një partneriteti konstruktiv ndërmjet popullit të Kosovës dhe Nepalit”.