Profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi ka reaguar ndaj ndërkombëtarëve, të cilët po reagojnë ashpër ndaj qeverisë së Kosovës, e cila po dëshiron që të hapë urën e Ibrit për lëvizje e automjeteve.
Mehazi këtë e quan marrëzi të ndërkombëtarëve të cilët sipas tij, hyjnë aq brenda kushtutës së Kosovës, jo për gjëra të mëdha shtetërore, por minore e djallëzore.
Profesori thotë se, në vend që të përkrahin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për gjestin human e dashuror, hapjen e urës së Ibrit që është në dobi të qytetarëve të Mitrovicës, BE-ja bën të kundërten shpreh dehumanizëm të turpshëm duke iu vërsulur kryeministrit të Kosovës, Kurtit, si hienat ndaj viktimës.
“Në gjithë botën urat bëhen për të bashkuar e kaluar qytetarët lirshëm nga andaj e këndej, kurse ura e Ibrit për egërsirat e BE-së është ndalesë, urë ndarjesh për qytetarët e Mitrovicës. Në këtë rast BE-ja e Serbisë me mos lejimin e hapjes së urës krijon ndarje apartaidesh. Dihet qëllimi i mos hapjes së urës, qëllimi i gjithë kësaj është frika e ushtarëve ndërkombëtarë të KFOR-it dhe EULEX-it, një, nga terroristët serbë, dy, me hapjen e urës së Ibrit forcat ushtarake ndërkombëtare nuk kanë pse të rrinë në Kosovë, tre, ju shteren bizneset e egra korruptive të oficerëve të lartë të KFOR-it dhe EULEX-it”, thotë Mehazi.
Ai shton se, shkaku i ndejës së KFOR-it në veri të vendit pikërisht është ura e Ibrit.
“Me hapjen e urës. kryeministri, Albin Kurti, ua prish ndërkombëtarëve rendin e sigurisë dhe rahatisë korruptive, ata nuk duan që Albin Kurti të udhëheq përtej urës, nuk duan që në veri të pyetet qeveria e Kosovës, por ata duke e konsideruar veriun si mall të tyre”.
“Guximi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, tregon se ai është i paprekshëm edhe pse sulmohet nga Serbia, BE-ja e SHBA-të, ai vazhdon të mbrojë në mënyre dinjitoze sovranitetit e Kosovës, mos ndoshta përkrahet nga ndonjë forcë e madhe politike, diplomatike e ushtarake, siç është Britania e Madhe?!”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore