Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do ta shihni ferrin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Irani ka 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “i gjithë Ferri të bjerë mbi ta”.

Duke shkruar në Truth Social, Trump ka kujtuar afatin 10 ditor që ia ka dhënë Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për të HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron – 48 orë përpara se i gjithë Ferri të bie mbi ta. Lavdi Zotit! Presidenti DONALD J. TRUMP.”, ka shkruar Trump.

Ngushtica e Hormuzit është mbyllur nga Irani pas sulmeve SHBA-Izrael, duke çuar në rritjen marramendëse të çmimeve të naftës

Të tjera