Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës së ushtrueses së pozitës së presidentes. Haxhiu ka falendëruar Osmanin për punën që ka bërë, shkruan Express.
Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj në pozitën e u.d se presidentes, prandaj ka thënë se shpreson që Kuvendi sa më shpejt të zgjedh presidentin e ri.
“Faleminderit për punën dhe angazhimin pesë vjeçar. Për Kosovën është me rëndësi të kenë në krye të institucioneve njerëz me integritet të lartë. Rrethanat Kushtetuese e imponojnë që Kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues i detyrës së presidentit. E dimë që kjo pozitë mbahet jo më shumë se 6 muaj dhe shpresoj që Kuvendi të zgjedh sa më shpejt presidentit”, ka thënë Haxhiu.
“Me këtë rast iu bëj thirrje grupeve parlamentare që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash inatet e dallimet politike. Deri atëherë unë do të angazhohem që përgjegjësitë që ka presidenti t’i kryej me përgjegjësi e profesionalizëm të lartë”, ka shtuar Haxhiu.
Osmani ia ka dorëzuar Kushtetutën e Kosovës si hap të parë të dhënies të pozitës, duke treguar se do të vazhdojnë më pas edhe me dokumentacionet e tjera të punës.



Të tjera
Aktuale
Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova
Pas dorëzimit të detyrës së presidentes
Lajme
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do ta shihni ferrin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë
Aktuale
Osmani ia dorëzon Kushtetutën, Haxhiu: Do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena