Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, dje ka vdekur pasi ka humbur ndjenjat gjatë një ndeshje futbolli.
Ai nuk ka shpëtuar nga sulmi kardiak duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast tragjik.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë



Të tjera
Lajme
Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë më të votuarit në AAK
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), ka
Lajme
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit e VV-së deri tash
Në webfaqen e Komisionit Qendror të
Lajme
Numërimi i votave, kush janë më të votuarit te LDK?
Në webfaqen e Komisionit Qendror të