Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu referua akuzës së kryeministrit Albin Kurti ndaj mediat se po paguhen “me thasë si “argatë” të Serbisë, ndërsa tha se kryetari i LVV-së shpenzon “më së shumti” për të “fyer shqiptarë”.
Ai publikoi në Facebook fjalimin e tij të shkurtër në Kuvend, para dhe pasi iu ndal fjala nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila i tha se po përdorte “gjuhë joparlamentare”.
“Thotë ‘po financohen mediat me thasë’. Dëgjojeni mirë çka po thotë: ‘po financohen mediat me thasë’. Ky shpenzon ma së shumti pare duke ushqy zagarë me i fy shqiptarët. Ky shpenzon para me i fye shqiptarët. Ky ka zagarë, faqe të zagarëve që janë me emra e me krejt, dhe vazhdon me e bë edhe sot. Nxitë urrejtje”, tha Haradinaj.
Ai tha se Kurti po mashtron dhe se ai “mban përgjegjësi”.
“Kolegu që foli para meje këtu është qe sa vjet në pushtet. Mban përgjegjësi për çmimet, mban përgjegjësi për vjedhjen që po na ndodh në energji, për faturat që po na vijnë. Ky dhe qeveria e tij. S’mundeni me i ikë kësaj përgjegjëse në asnjë variant, as s’mundeni me u fshehë pas ligjit tavan, as kurrgjë, se oligarkët tu kryeministër janë duke shitë dhe ble energji. Edhe po u shohen kompanitë çdo ditë e më shumë të afërmve tu”.
Haradinaj vazhdoi të fliste edhe pak pasi iu ndal fjala, ndërsa në përplasje u përfshi edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvlla.



Të tjera
Aktuale
Vetaksident trafiku afër Klinës, vetura përfundon në hendek (Video)
Një vetaksident trafiku ka ndodhur para
Lajme
Gjykata rrëzon kërkesën e Thaçit për ndalimin e materialeve shtesë
Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara
Aktuale
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të