Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar afat shtesë për t’i analizuar marrëveshjet ndërkombëtare që do të votohen.
Mustafa tha se nuk e përkrah futjen e tyre në rendin e ditës në këtë formë procedurale.
“Përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet marrëveshjet ndërkombëtare, kemi një rast të veçantë. Të martën është ftuar Komisioni për Buxhet për të mërkurën dhe menjëherë të enjten po tentohet që këto pika të futen në rend të ditës. Parimisht jemi për marrëveshjet ndërkombëtare, por në këtë rast kërkojmë afat shtesë që të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së të kenë kohë që t’i analizojnë e të arrijmë tek një qëndrim i përbashkët. Prandaj, ne nuk i përkrahim përfshirjen e tyre në rendit e ditës në këtë procedurë”.



Të tjera
Aktuale
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të
Lajme
Rusia kryen stërvitje me raketa bërthamore në Siberi
Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë
Lajme
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës
Gjatë seancës së tensionuar ne Kuvend,