Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj në Kuvend, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.
Ajo ka kërkuar që ajo të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës, dhe se për të, PDK është e hapur për diskutime, përcjell Gazeta Express.
‘’PDK ka përgatitu drafte rezolutë në mbrojtje të së vërtetës dhe dinjitet të viktimave të luftës. Sot s’kemi vetëm sfida politike e institucionale, por kemi një më të rrezikshme: Përpjekjen për ta shtrembëruar historinë tonë. Kujtesa është themeli mbi të cilin qëndrojmë si shoqëri. Kemi dhënë një draft propozim, jemi të gatshëm ta diskutojmë, kërkojmë ta fusim në rend dite si pikë e parë, menjëherë pas pyetjeve. Nuk ka kuptim që Kuvendi të sillet sot normalisht, dhe të mos ta miratojë këtë rezolutë si hap i parë, jemi të hapur për diskutim, për plotësime, për PDK është e domosdoshme që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës, dhe të jetë pika e parë’’, ka thënë ajo



Të tjera
Aktuale
Video nga pritja që pati të enjten për fund të mandatit, askush nga figurat e VV s’shihet aty
Presidentja Vjosa Osmani, e cila sot
Aktuale
Në mes të tensioneve, kalon edhe anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit
Një anije e dytë me flamur
Aktuale
E rëndë: Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar