Kryemnistri Albin Kurti paralajmëroi takime me opozitën lidhur me çëshjten e Presidentit.
I pyetur nga RTV21 për këtë, Kurti u përgjigj shkurtimisht me “sigurisht”, ndërsa po shkonte në zyrën e grupit parlamentar të LVV-së në Kuvend.
Për në orën 10:00 është paralajmëruar nisja e një seance plenare të Kuvendit.
Ka kaluar mbi një javë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi që Presidenti të zgjidhet në një afat prej 34 ditësh, ndërsa ende nuk është bërë asnjë lëvizje.
Kurti paralajmëroi edhe para pak ditësh se do të takohet me kryetarët e partive opozitare, por përpara kësaj, tha “më nevojiten konsultimet e brendshme”, të cilat, siç tha ai, nuk kishte pasur ende kohë që t’i bënte.



Të tjera
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin
Aktuale
Kongresistët amerikanë nga Presheva vijnë në Kosovë, Prattipati i pret në Bondsteel
Delegacioni dypartiak i Kongresit amerikan, i