Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka vendosur për emërimin e një anëtari në KQZ. Ndonëse kanë kaluar dy ditë që Kushtetuesja ka refuzuar kërkesën e presidentes për këtë çështje, ende nuk dihet se si do të veprojë presidentja për dekretimin e anëtarit të dhjetë të KQZ-së.
Gjykata Kushtetuese këtë javë ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e paraqitur në lidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi në procesin e propozimeve partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, kishte kërkuar tre anëtarë.
Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se kërkesa nuk i përmbush standardet e nevojshme për t’u shqyrtuar, duke vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me aktet juridike përkatëse.
Në këtë mënyrë, LVV-ja dhe PDK-ja janë në pritje të vendimit të presidentes Osmani për këtë çështje, meqenëse të dy partitë pretendojnë këtë vend në KQZ.
Nëse Osmani dëshiron të respektoi praktiken që e ka ndërtuar në vitin 2021, ajo duhet të emëroi për anëtar të KQZ-së propozimin që e ka dërguar PDK-së.
Kjo parti është e bindur që anëtari i dytë në KQZ iu takon atyre.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë për Nacionale se Osmani duhet t`i respektojë vendimet që ka marrë në vitin 2021.
“Kërkesa e presidentes Osmani ka qenë e panevojshme, në vitin 2021 për njëjtën çështje i është drejtuar gjykatës dhe ka pasur përgjigje si dhe ka qenë e panevojshme edhe për shkak të konfigurimit të kuvendit i cili përafërsisht ngjashëm si 2021 VV kishte 58 sot 57 PDK kishte 19 sot ka 22 edhe Osmani në atë kohë na kishte dhënë dy mandate neve dy VV-së ashtu siç e thotë edhe kushtetuta”, ka thënë ai.
Sipas tij, Osmani nuk ka tjetër zgjidhje.
“Ne presim qe ajo sa më shpejtë ta emëroj anëtarin PDK z. Qalaj i cili i plotëson të gjitha kriteret…Nëse shikojmë praktikën deri më tani dhe lexojmë kushetutën drejt, mandati i takon PDK-së. Nuk ndahen mandatet në baza të asaj se sa mandate ke në Kuvend por ndahen duke marrë për bazë nenin 139 kushtetutës dhe Ligjin për zgjedhjet dhe presim që znj Osmani, i bëjmë thirrje që sot pa humbur kohë ta emëroj anëtarin e PDK-së”, ka thënë Gjoshi.
Kjo çështja është riaktualizuar pasi VV-ja, duke u thirrur në rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, i ka dërguar Presidencës tre emra për emërim në KQZ, me pretendimin se i takojnë tri ulëse. Kjo ka hapur sërish debatin për interpretimin e nenit 139 të Kushtetutës, i cili përcakton përbërjen e këtij institucioni.
Sipas Kushtetutës, gjashtë anëtarë të KQZ-së emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare që përfaqësojnë subjektet politike shqiptare, ndërsa katër vende u takojnë komuniteteve. Në rrethanat aktuale, kur në Kuvend kanë hyrë katër subjekte politike shqiptare, hapet dilema se si duhet të ndahen dy vendet e mbetura dhe nëse ato i takojnë vetëm partisë më të madhe apo edhe grupit tjetër më të madh parlamentar.
Pas kësaj, Osmani kishte vendosur që partisë së Kurtit të mos i ndaheshin 3 ulëse në KQZ, por vetëm 2 të tilla.
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Osmani kishte emëruar anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ dhe një anëtar tjetër nga radhët e komuntietit boshnjak



Të tjera
Aktuale
MINT njofton se ka filluar verifikimi njehsorëve
Ditën e sotme ka filluar verifikimi
Aktuale
ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa
ZRRE ka deklaruar se është duke
Aktuale
Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe formimi i komisionit për përzgjedhjen anëtarëve të bordit të RTK’së
Kuvendi i Kosovës, të nesërmen do