Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur entuziazmin e tij për ndeshjen e sotme mes Kosovës dhe Turqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ai është shprehur se është shumë i emocionuar për këtë përballje dhe theksoi shpresën që Kosova të arrijë të kualifikohet, duke iu bashkuar Anglisë dhe Skocisë në Botëror.
“Jam shumë i emocionuar për ndeshjen sonte. Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë dhe Skocisë në Kupën e Botës këtë verë. Hajde Kosovë, forca Kosovë!”, është shprehur ai.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të