Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar disa fotografi që tregojnë atmosferën e ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës që luhet sonte në Prishtinë.
Në njërën prej fotografive shihet E Ngarkuara me Punë e Ambasadës në Prishtinë, Anu Prattipati, e veshur me fanellën e kombëtares së Kosovës në futboll.
Në prag të ndeshjes finale të play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026, Ambasada Amerikane shpreh mbështetjen për futbollistët kosovarë me një mesazh të veçantë.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”.



Të tjera
Aktuale
Merr fund ëndrra: Kosova mposhtet nga Turqia në finale të playoff-it për Kupën
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar
Aktuale
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin afër njëri-tjetrit ndeshjen
Ndeshja Kosovë-Turqi “bëri bashkë” edhe Vjosa
Aktuale
Abdixhiku para finales me Turqinë: Le të shkojmë në Botëror sonte – forca djema
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,