Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i tha Al Jazeera-s se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “në një mënyrë ose në tjetrën”.
Ai thotë se ata janë ende të përqendruar në objektivat e tyre të luftës, të cilat synojnë t’i arrijnë brenda “javëve jo muajve”. Këto përfshijnë shkatërrimin e aftësive të dronëve, si dhe të forcave detare dhe ajrore të Iranit, thotë ai.
“Tani Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të përfunduar punën”, i thotë ai agjencisë së lajmeve, duke shtuar se kjo “duhej bërë tani” sepse mund të kishte qenë më e rrezikshme në të ardhmen nëse Irani do të ndërtonte më shumë armë, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të