Komuna e Prishtinës largon tabelat e ekspozitës së Gashit nga sheshi

 

 

Pas reagimeve të shumta për të dhëna dhe përmbajtje të pasaktë janë larguar nga sheshi i Prishtinës tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, me autor Shkëlzen Gashi.

Largimi i këtyre tabelave u bë një ditë pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për pezullimin e lejes së ekspozimit, për shkak të pasaktësive të evidentuara në përmbajtjen e ekspozitës

Rama ka publikuar pamje në Facebook nga aksioni i sotëm i ekipeve të kryeqytetit duke bërë largimin e këtyre tabelave.

Jo në Prishtinë… Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, shkruan Rama.

 

 

 

Të tjera