Trump zgjat afatin për sulmin ndaj termocentraleve të Iranit deri më 7 prill

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se po shtyn afatin për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike, raporton Reuters.

Ky vendim vjen pasi Irani refuzoi një propozim 15-pikësh të SHBA-së për të ndalur konfliktin në rajon.

Konflikti, që ka përfshirë sulme të SHBA-së dhe Izraelit që nga 28 shkurti, është përhapur në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar mijëra vdekje dhe rritur çmimet globale të energjisë dhe plehrave.

Trump deklaroi në rrjetin social se sulmet e kërcënuara ndaj objekteve energjetike iraniane do të ndalen deri më 7 prill (ora 00:00 GMT), ndërsa bisedimet vazhdojnë.

 

Të tjera

Aktuale

Komisioni për Buxhet miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Në mbledhjen e sotme të Komisionit

Aktuale

Gjermania: Drafti i Asociacionit duhet të çohet në Kushtetuese

Diplomati estonez, Aivo Orav, pak para

Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Gjatë ditëve të vikendit në vendin