Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim për njesorët elektrikë, për të cilët bashkëpartiaku i tij, Visar Azemi, dje tha se po bëjnë matjen e konsumit të energjisë gabim dhe se për këtë po faturohen qytetarët.

Abdixhiku tha se të gjeturat e prezantuara dje janë alarmante dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë njehsorët.

“Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi. Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogarit. Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik”.

Abdixhiku tha se partia e tij do të kërkojë përgjegjësi institucionale për këtë.

“Prandaj, LDK i fton qytetarët të kontrollojnë njehsorët e tyre. Ne zotohemi se këtë çështje do ta ndjekim në të gjitha nivelet institucionale, deri në vendosjen e drejtësisë për çdo qytetar.  LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”.

Të tjera

Lajme

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë

Aktuale

Ymeri: LDK e gatshme për takime me Kurtin

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha