Lidhja Demokratike e Kosoves permes nje postimi ne Facebook ka ftuar bashkatdhetaret ne diaspore qe te regjistrohen dhe qe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 17 Tetorit. LDK fton bashkatdhetaret qe te behen pjese e e ndryshimeve pozitive dhe vendimmarrjes në procesin zgjedhor të 17 tetorit, thuhet ne kumtesen per opinin te LDK-se percjelle Botapress.
Ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e ndryshimeve pozitive dhe vendimmarrjes në procesin zgjedhor të 17 tetorit.
Çdoherë keni qenë faktor qenësor në kahjen dhe rrugën që duhet ta ndjekë Kosova në këto dekada. Pa ndihmën tuaj financiare, morale e politike Kosova as për së afërmi nuk do ishte ajo që është sot, andaj ju bëjmë thirrje që zëri juaj të dëgjohet në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Përmes kësaj video informoheni se si të regjistroheni si votues jashtë Kosovës, ndërsa në linkun më poshtë i keni të gjitha informatat e detajuara në faqen e KQZ-së
![👇🏻](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t8a/1/16/1f447_1f3fb.png)
Votat tuaja kanë vlerë dhe përbëjnë ndryshim esencial në politikën kosovare!