Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin.
Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën.
Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur në trotuar, në momentin kritik.
Vajza 3-vjeçare i ka shpëtuar kësaj tragjedie, pa pësuar lëndime trupore, raporton Klankosova.tv
Kjo është bërë e ditur edhe nga mediat gjermane.
Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.
Lajmin për aksidentin fat e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, transmeton Klankosova.tv
Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, pasi shoferi i dyshuar ka goditur edhe disa makina.
Deri më tash është raportuar se i njëjti e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe në një distancë prej 50 metrash mori me vete veturat që ishin të parkuara./



Të tjera
Lajme
Drejtori i Shell: Evropa mund të përballet me mungesë karburanti deri në prill
Drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan
Aktuale
LDK: Vendimi i Kushtetueses sjell qartësi, përgjegjësia mbetet te shumica për zgjedhjen e Presidentit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Lajme
Ilir Deda thotë se Kushtetuesja sqaroi njëherë e përgjithmonë zgjedhjen e Presidentit
Analisti Ilir Deda, duke komentuar aktgjykimin