Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës he çmimeve tjera.
Ai ka vlerësuar se çdo ditë po konfirmohet që Albin Kurti dhe LVV dëshirojnë që qytetari të jetë sa më i varfër.
Ai ka shkruar se qëllimi Kurtit dhe VV-së është blerja e votës së qytetarëve me nga 100 euro.
“Po konfirmohet që Albin Kurti dhe LVV e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që kur t’ia japin 100 euro lëmoshë, të sigurohen që ia blejnë votën. Me gjasë, për shkak të “marifeteve” të tilla dhe mëkateve, e kanë edhe votën haram, se po shihet që po ndodhin gjëra absurde dhe ata nuk po rehatohen as me 51% të votave… vazhdimisht po shkojmë në zgjedhje. Një pjesë e popullit s’po ka mundësi (e edukim) me i kuptu këto devijime e dredhi, por po i ndëshkon Zoti e Kosova. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet pse kjo qeveri, përkundër shumë thirrjeve prej disa javësh, nuk po ndërmerr asnjë masë për ta menaxhuar krizën e naftës dhe për me i ndihmu qytetarët dhe familjet në këtë situatë të vështirë. Secilën ditë buxheti i familjes po tkurret, borxhi po rritet në banka se ndryshe nuk përballohet kjo”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Naim Murseli po ballafaqohet edhe me imazhin e gruas së tij të vrarë – pamje
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po
Lajme
Nis seanca ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka
Aktuale
Operacioni “Delivery”: Arrestohen pesë persona për drogë dhe krime kibernetike në Prishtinë
Policia e Kosovës ka realizuar një