Irani ka vendosur kushte të rrepta për t’u rikthyer në bisedimet për armëpushim me Shtetet e Bashkuara, në kuadër të tensioneve të vazhdueshme me administratën e presidentit Donald Trump.
Sipas burimeve, raportojnë mediat ndërkombëtare, Teherani kërkon një sërë lëshimesh të konsiderueshme, duke përfshirë:
-Mbylljen e të gjitha bazave ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit
-Pagesën e dëmshpërblimeve për sulmet ndaj Iranit
-Vendosjen e një regjimi të ri në Ngushticën e Hormuzit, që do t’i lejonte Iranit të vendoste tarifa kalimi
-Garanci se konflikti nuk do të rifillojë në të ardhmen
-Ndërprerjen e sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut
-Heqjen e plotë të sanksioneve ndërkombëtare
-Të drejtën për të ruajtur programin e tij raketor pa kufizime
Një zyrtar amerikan i ka cilësuar këto kërkesa si jorealiste, ndërsa burime nga vendet arabe dhe Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se ato e bëjnë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.



Të tjera
Lajme Sport
“Dardanët” fillojnë përgatitjet për Turqinë, sot stërvitja e radhës
Pas fitores historike 4-3 ndaj Sllovakisë
Aktuale
Protesta qytetare ndaj ekspozitës për masakrat, ngjyrosen e rrëzohen tabelat e vendosura në shesh
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e
Showbiz
Nga Soni Malaj te Jonida Maliqi – këta janë të gjitha personazhet VIP që u futën në Ferma VIP 3
Mbrëmjen e së premtes ka nisur