Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund të vendosë ose për ligjshmërinë e dekretit të presidentes Vjosa Osmani, ose të zgjasë masën e pezullimit të tij deri në vendimin përfundimtar.
Sipas Jasharit, fati i dekretit nuk lidhet me mandatin e presidentes, i cili përfundon më 4 prill, dhe ushtruese e detyrës pas saj do të jetë Kryetarja e Kuvendit.
Nëse dekreti shpallet ligjor, zgjedhjet do të mbahen brenda 45 ditësh; nëse shpallet i kundërligjshëm, Kuvendi nuk do të shpërndahet dhe mund të ketë deri 2 muaj për zgjedhjen e një presidenti të ri.
“Gjykata Kushtetuese i ka dy rrugë përpara, ose te vendos për çështjen kryesore, pra ligjshmërinë e dekretit të presidentes osmani, ose ta zgjasë masën e sigurisë, respektivisht pezullimin e këtij dekreti, edhe për një afat të caktuar, aq sa i duhet deri në marrjen e vendimit përfundimtar”.
Fati i dekretit të Presidentes Osmani, nuk është i lidhur me mandatin e saj. Ajo do ta përfundoj mandatin me 4 prill, dhe pastaj pozitën e saj do ta zë Kryetarja e Kuvendit, e cila do te jetë ushtruese e detyrës se presidentes për 6 muajt vijues. Nëse gjykata vendos qe dekreti i presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ka qenë i ligjshëm, atëherë do te kemi zgjedhje brenda 45 dite. Nëse vendos se ai ka qenë i kundërligjshëm, atëherë i bije qe Kuvendi nuk është shpërndarë, dhe me gjasë do ta kemi edhe një afat kohore, mbase 2 muaj, për ta zgjedhur një president te ri”, tha Jashari për GazetaBlic.



Të tjera
Lajme
Kusari: Lirimi i TVSH-së dhe heqja e akcizës për derivate nuk janë opsion
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë,
Aktuale
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin
Aktuale
Pesë të vrarë për një javë në Kosovë, përfshirë autoren e një krimi të rëndë në Podujevë
Pesë persona të vrarë është bilanci