Masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka ndaluar ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca do të skadojë brenda dhjetë dite.
Kushtetuesja deri me datën 31 mars do të dalë me vendimin e saj për të sqaruar nëse Dekreti i Presidentes, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka qenë i drejtë dhe kushtetues.
Gjykatë në të njëjtën kohë është duke shqyrtuar edhe një kërkesë të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket seancës së nisur për zgjedhjen e presidentit në të cilën janë propozuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku.
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata që të obligojë deputetët e partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit, duke qenë se asnjëra parti s’ka marrë pjesë në seancën e parë dhe kryekuvendarja Albulena Haxhiu është detyruar të ndërprejë seancën në mungesë kuorumi.
Ky vendim i Gjykatës pritet të sqarojë nëse do ta vazhdohet me Kuvendin aktual apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Negociatat mes LVV’së dhe partive opozitare për gjetjen e një emri për president nuk kanë rezultuar me sukses pavarësisht takimeve të shumta.
Kurti ndërkohë nuk ka pranuar që ta kandidojë edhe për një mandat, Vjosa Osmanin, gjë që ka çuar në një përplasje në mes të kabinetit të Vjosa Osmanit dhe kabinetit të Kurtit.
Nga LVV e kanë cilësuar si antikushtetues Dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe Kurti në disa deklarime të tij ka folur sikur ai dekret të mos ekzistonte.
Kurti ka folur për atë se si duhet përsëri të ketë negociata me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme./



Të tjera
Lajme
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë
Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit
Aktuale
Ushtria amerikane bombardon një objekt nëntokësor të Iranit
Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia
Lajme
Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit