Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka në plan të lidhë me forcë pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës”.
Vuçeviq ka thënë për televizionin publik serb RTS se është i kënaqur me veprimet e deritanishme të bashkësisë ndërkombëtare, e veçanërisht me deklaratat e komandantit të KFOR-it.
Sipas fjalëve të tij, Petar Petkoviq i ka njoftuar përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it për “tentativën për destabilizimin e veriut të Kosovës” dhe se shpreson që të gjithë të jenë “të matur dhe racional për të parandaluar një gjë të tillë”.
Vuçeviq ka pretenduar se “nuk mund ta kuptojë që të gjithë i thonë Kurtit “mos e bëj”, dhe ai ende e bën këtë dhe se nuk mund të besojë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka mekanizma dhe mjete për ta penguar”.
“Kam frikë se Kurti më pas do të godasë edhe sistemin tonë arsimor, sepse ai tashmë ka goditur shëndetësinë”, ka thënë Vuçeviq.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore