Remitencat drejt Kosovës gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 59 milionë eurosh, apo rreth 4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, pjesa më e madhe e remitencave vazhdon të vijë nga Gjermania, me 547.4 milionë euro, që përbëjnë 39 për qind të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 250.2 milionë euro apo 18 për qind, transmeton Ekonomia Online.
Kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 102.5 milionë euro (7%), si dhe Austria me 59.3 milionë euro (4%). Ndërkohë, Italia ka dërguar 54.3 milionë euro (4%), Franca 48.4 milionë euro (3%), Suedia 47.0 milionë euro (3%) dhe Belgjika 46.2 milionë euro (3%).
Nga Mbretëria e Bashkuar kanë ardhur 36.9 milionë euro (3%), ndërsa nga Norvegjia 29.8 milionë euro (2%).
Të dhënat tregojnë se diaspora vazhdon të luajë rol kyç në ekonominë e Kosovës, duke mbetur një nga burimet kryesore të të ardhurave për shumë familje dhe një faktor i rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. Burimi i të dhënave është Banka Qendrore e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të