Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është pritur në selinë e NATO-s nga zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska.
Sipas një komunikate të lëshuar nga NATO, Shekerinska përsëriti “angazhimin e fortë” të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën.
Ajo theksoi partneritetin midis NATO-s dhe BE-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë.
Përmes misionit të KFOR-it, ajo tha se “NATO vazhdon të bëjë atë që është e mundur ushtarakisht në terren për të mbrojtur paqen, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Por zgjidhja përfundimtare për stabilitet të qëndrueshëm rajonal është politike”.
“Për këtë qëllim, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtines dhe përpjekjet e Përfaqësuesit Special Sorensen”.
Shekerinska theksoi gjithashtu “nivelin e shkëlqyer” të bashkëpunimit midis NATO-s dhe BE-së. Ajo theksoi se koordinimi i vazhdueshëm do të jetë çelësi për të çuar përpara dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe se aleatët kanë rënë dakord të rrisin mbështetjen e tyre për përpjekjet e normalizimit nga BE-ja.
Ambasadori Sorensen mori pjesë gjithashtu në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut, duke përfshirë partnerët e NATO-s që kontribuojnë me personel në KFOR, thuhet në komunikatë.
“KFOR kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në