Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka lëshuar pe në zbatimin e Ligjit për të huajt. Ajo ka thënë se me anë të kësaj po legjitimohen dokumentacionet që lëshohen nga strukturat ilegale serbe.
Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Kabashi-Ramaj ka thënë se Kurti duke i dhënë mundësinë të marrin qëndrim të përkohshëm për një vit qytetarët serbë, po i bën hisedarë në zbatimin e ligjeve të Kosovës.
“Masat shtesë janë problematike sepse ato lejojnë funksionimin e strukturave ilegale në veri të Mitrovicës. Legjitimohen dokumentacionet që lëshohen prej këtyre autoriteteve dhe i bëjnë hisedarë në zbatimin e ligjieve të Republikë së Kosovës. Pyetja ime për kryeministrin Kurti është a janë shpërndarë strukturat paralele serbe apo jo, a janë hisedarë ata apo jo. Kjo qeveri ka lëshuar pe në zbatimin e këtij ligji. Ky është dallimi. Kryeministri Kurti e ka degraduar temën e dialogut sepse në vazhdimësi ka thënë nuk do të kemi dialog me Serbinë”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Sipas deputetes Kabashi-Ramaj, kryeministri Kurti përveç që po i bën ato që i ka kundërshtuar, po vepron edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Ka shkelje të ligjit sepse neni 3 i Kushtetutës së Kosovës nuk lejon pabarazi. Një kryeministër që erdhi me propaganda në pushtet, po bën jo vetëm ato që i ka kundërshtuar në të kaluarën dhe që nuk kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën por po shkon edhe një hap më tej; po aprovon gjëra që janë shqetësuese për kushtetueshmërinë”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Ajo ka paralajmëruar po ashtu se zyra ligjore brenda PDK-së do ta shohë edhe nevojën për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Do ta shohim ditëve në vijim. PDK-ja ka një ekip ligjor i cili merret intensivisht me këto çështje. Kemi pasur raste në të kaluarën që i kemi dërguar në Kushtetuese. Besoj që do ta trajtojmë me vëmendjen më të madhe çdo dokumentacion që bëhet publik mirëpo procese të tilla duhet të jenë patjetër transparente”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Të hënën ka nisur zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe ato për targa të automjeteve, bashkë me lehtësirat që u dakorduan të shtunën mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Pas takimit të së shtunës mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, është vendosur që Ligji për të huajt dhe ato për targa të automjeteve të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare. Ata do të kenë mundësi të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi deri në 12 muaj, si dhe të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga struktura paralele në vend.



Të tjera
Aktuale
VV-ja i vendos “kurth” kushtetues Osmanit, në kundërshtim me Kushtetutën ia kërkon 3 anëtarë në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje duket se ka filluar
Aktuale
Ambasada amerikane mirëpret kompromisin e Kurtit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në
Aktuale
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Gjykata Themelore në Prishtinë e