Ka nisur zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete në Kosovë, pas përfundimit të periudhës informuese që u parashikua deri më 15 mars. Shtetasit e huaj nga sot mund të fillojnë aplikimin për lejeqëndrim ose për deklarimin e adresës së tyre në vend, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt rregullimit të qarkullimit të automjeteve dhe evidencës së të huajve në Kosovë.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elsahni ka bërë të ditur se ka nisur zbatimi i ligjit për automjetet që qarkullojnë me autorizime jo adekuate, duke paralajmëruar se veturat me dokumente të tilla nuk do të lejohen të lëvizin në rrugët e Kosovës.
Ai tha për KosovaPress, se deri tani në rrugët e veriut janë hasur raste kur qytetarë të Kosovës kanë drejtuar automjete të regjistruara në Serbi me autorizime që nuk konsiderohen të vlefshme.
Ndërkohë, duke folur për Ligjin për të huajt, Elshani theksoi se çdo shtetas i huaj duhet të raportojë në stacion policor brenda 72 orëve nga momenti i hyrjes në Kosovë.
Drejtori i OJQ-së ACDC, Dushan Radakoviq, ka deklaruar për KosovaPress, se personat që kanë vetëm dokumente të Serbisë dhe jetojnë në Kosovë, duhet të aplikojnë për dokumente të Kosovës gjatë periudhës tranzitore tre mujore, ndërsa theksoi se disa çështje praktike, sidomos rreth automjeteve dhe autorizimeve për vozitje, mbeten problematike dhe kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut.
Ai tha se pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja më 15 mars, një nga problemet kryesore lidhet me autorizimin e vozitjes së automjeteve për personat që kanë vendbanim dhe dokumente të Kosovës, por që përdorin vetura pa dokumente të lëshuara nga Serbia.
Ai u ka rekomanduar qytetarëve të Kosovës që kanë vetëm dokumente të Serbisë, që të aplikojnë për dokumentet e Kosovës.
Ai shtoi se integrimi i institucioneve në Kosovë, përfshirë spitalet dhe shkollat, duhet të vazhdojë si pjesë e procesit të dialogut, duke theksuar se dialogu është mënyra më e mirë për të shmangur incidentet dhe për të gjetur zgjidhje për qytetarët.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga 16 mars 2026 nis zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjete. Sipas MPB-së, nga kjo datë shtetasit e huaj mund të aplikojnë për lejeqëndrim ose të deklarojnë adresën e tyre në Kosovë, ndërsa institucionet do të regjistrojnë të dhënat e lindjes, martesës dhe vdekjes të regjistruara më parë në institucionet paralele serbe dhe do të njohin përkohësisht dokumentet e identitetit të lëshuara nga këto struktura.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë dokumentet e identitetit për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente kosovare, si pjesë e përpjekjeve për një zbatim të drejtë dhe gjithëpërfshirës të ligjit.
Ky vendim vjen pas një takimi në Prishtinë mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dhe është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe nga Serbia.

Ky vendim vjen pas një takimi në Prishtinë mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dhe është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare, si dhe nga Serbia./KP

Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia