Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është emëruar këshilltar ligjor i kryeministrit Albin Kurti.
Vetë Sallahu njoftoi për këtë në një postim në Facebook.
“Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor”, shkroi ai.
“Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, shtoi Sallahu.
Ai thotë se ky moment ka “domethënie të veçantë personale” për të.
“Shumë vite më parë kemi punuar së bashku në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me Kryeministrin e sotëm, në një kohë kur ai ende nuk e mbante këtë detyrë. Sot, angazhimi im në Kabinetin e tij është vazhdim i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite”, shkroi ai.
“Mirënjohës për besimin dhe i vendosur të vazhdoj të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës sonë”, shtoi Sallahu.



Të tjera
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet
Aktuale
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe