Sot, më 15 mars, fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë, një proces që do të zhvillohet në koordinim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb.
Kryeministri Albin Kurti dje tha se ligjet do të zbatohen pa penguar ofrimin e shërbimeve bazike, por gjithashtu do të eliminojnë mekanizmat ilegalë që financohen nga Serbia.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka përshëndetur angazhimin e Kosovës për zbatimin e ligjeve dhe ka vlerësuar përpjekjet për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore brenda kuadrit ligjor të vendit.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, konfirmoi se ka dakordim për nisjen e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshëm.



Të tjera
Lajme
Çmimi i naftës rritet sërish
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm
Lajme
Afro 8 milionë euro fatura e zgjedhjeve të reja
Afro 8 milionë euro pritet t’i
Aktuale
Vetëm 3 muaj pas emërimit, shkarkohet ambasadori në Misionin e Posaçëm në Vatikan, Vehbi Miftari
Pushteti i VV-së i udhëhequr nga