Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se “në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka shkruar se shpreson që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar do të dërgojnë anije luftarake në kanalin kryesor të transportit detar, në mënyrë që ai “të mos jetë më kërcënim” nga Irani.
Ai shtoi se shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për ta mbajtur kanalin kryesor të transportit detar “të hapur dhe të sigurt”.
Ai ka theksuar se SHBA-ja do të “bombardojë deri në bregdet dhe do të qëllojë vazhdimisht anije iraniane”.
Trumpi pretendoi se SHBA-ja ka “shkatërruar 100% të aftësisë ushtarake të Iranit”, por tha se është ende “e lehtë” për ta të përdorin dronë, mina dhe raketa.
Përfaqësuesi i Iranit në Gjenevë, Ali Bahrani, tha se pretendimet e Trumpit për eliminimin e aftësive të Teheranit janë “të bazuara në gënjeshtra të fabrikuara”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në