Kallas pas kompromisit të Kurtit për Ligjin për të Huajt

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka reaguar pasi kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar që të bëjë kompromis me BE-në për të lehtësuar implementimin e Ligjit për të Huajt për serbët e Kosovës.

Kallas ka thënë se kjo krijon një momentum të ri dhe se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik.Ky progres krijon një moment të ri për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, ka shkruar ajo.

 

 

Të tjera

Aktuale

Pas kompromiseve me BE’në, Kurti mbledh kabinetin

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se