Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka mirëpritur gjetjen e pajtimit për mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet që u njoftua nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen dhe kryeministri Albin Kurti, pas takimit të sotëm në mëngjes.
Rudolph tha se është mirë që është shmangur ndërprerja e shërbimeve shëndetësore e arsimore për komunitetin serb meqë këto dy ligje do të preknin ata.
“Mirë të shohim pajtimin për mënyrën se si do të zbatohen ligjet e për të huajt dhe për automjetet. Sigurimi i lejeve të qëndrimit dhe të punës për punëtorët dhe studentët, shmangia e ndërprerjeve në shërbimet shëndetësore dhe arsimore, si dhe gjetja e zgjidhjeve praktike për lëshimin e dokumenteve për të gjithë qytetarët e Kosovës janë të rëndësishme. Ndërtimi mbi këtë përparim do të jetë thelbësor”, ka shkruar ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në