Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se Kosova nuk ka komoditet për një krizë të re politike dhe zgjedhje të tjera të mundshme, në një kohë kur, sipas tij, bota po përballet me luftëra dhe tensione serioze të sigurisë globale.
Ai theksoi se ngërçi institucional, pas moszgjedhjes së presidentit/es dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese te Republikës së Kosovës, po krijon vakuum të rrezikshëm në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë dhe po dëmton përgatitjet strategjike të vendit në një moment të ndjeshëm ndërkombëtar.
“Po duket se krejt bota është, të them, në gatishmëri, përveç atyre që janë të përfshirë në luftë, edhe tendencat kjo luftë me u globalizu, në kuptimin zgjerimit edhe në Ukrainë, por edhe Rripin e Gazës, po edhe tash në Iran. Por më duket se autoritetet tona, edhe pra niveli i lidershipit qeveritar, po edhe i parlamentit, nuk po e shohin këtë realitet. Ngase ngërçi politik po shkakton probleme të mëdha në kuptimin e domethënë rreziqeve dhe kërcënimeve që aktualisht jo vetëm shtetet që janë të lidhura në konflikt, ne e shohim për shembull në shtetet e mëdha si Gjermania, Franca e të tjera, po edhe vendet baltike edhe vendet pra e Skandinavisë po edhe ato baltike, po përgatiten pra, për luftë. Në luftë në kuptimin e asaj që të jenë çdo herë qytetarët të gatshëm të mbrohen duke iu referuar alarmeve, mundësive apo si të thotë, sistemeve pra të simulimit të një situate të tillë”, tha ai.
Ibishi theksoi se në Kosovë mungesa e konstituimit të plotë të institucioneve po ndikon drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë.
“Tek ne duket sikur po jemi në një botë tjetër. Nga ajo se vetë moskrijimi i institucioneve, mandej edhe presidencën, tani kur i ka dhënë afati dhe po hyjmë në një krizë të re pas tri zgjedhjeve pra, dy të dështuara thoshte edhe një lokale që u krye me sukses. Fatkeqësia është që ne nuk kemi tani mbikëqyrës të sektorit të sigurisë, ngase në mungesë të parlamentit nuk kemi as komisionet funksionale të sigurisë as për forcën e mbrojtjes, FSK-në, as për policinë as për pra AKI. Përveç kësaj, është edhe impakti ndërkombëtar ne jemi zotuar pra në marrëveshjen pra në draftin, në marrëveshjen që u nënshkrua për paqen në Gaza, pra nga presidentja duhet parlamentit të marrë vendim për pjesëmarrjen e forcës së sigurisë në një shtet tjetër, në këtë rast në misionin paqësor në Gaza. Pa atë, kjo forcë e sigurisë nuk mund të dalë. Do të thotë kalon fazën përgatitore që do të miratohet një buxhet paraprak për përgatitje ajo nuk po ndodh”, tha ai.
Ai shtoi se zhvillimet aktuale ndikojnë edhe në proceset integruese dhe në aspiratat për anëtarësim në NATO.
“Gjithashtu edhe çështjet e integrimeve gjithsesi edhe në ato evropiane po janë të vazhdueshme që kanë impakt por edhe këto të sigurisë që lidhen me forcën e sigurisë përveç pjesëmarrjes në këtë për paqen në Gaza, por edhe çështje të tjera që lidhen edhe me anëtarësimin në NATO. Edhe pse ajo në një formë nuk bën ndonjë ngecje, por domosdoshmërisht është lobimi për anëtarësim, ngase ne në vitin 2028 pra vetëm kryhet faza e tranzicionit, faza e fundit e tranzicionit të FSK-së edhe kur ne presim pra në një situatë mjaft të tensionuar të sigurisë mundësia që edhe para kohe kështu të them duke kaluar një partneritet për paqe në një fazë pak më të shkurtër, të pranohemi, ngase në këtë moment që edhe rreziqet e kërcënimit sidomos nga Serbia po janë në vazhdimësi edhe ato nëpërmes tendencave gjeostrategjike ruse në Ballkan”, tha ai.
Sipas tij, kërcënimet hibride dhe retorika nga Beogradi kërkojnë përgjigje institucionale dhe jo zvarritje politike.
“Këto në vazhdimësi po vijnë edhe nga presidenti serb kur para dy-tri ditësh shpalosi çështjen e siguria, strategjia e sigurisë, ku në atë panairin e dronëve, tash edhe dronët luftarakë, duke e akuzuar apo duke thënë se Kosova është pjesë e Serbisë pra, ato ëndrrat e tij, por prioriteti është që çdo herë me një kërcënim sidomos me sistemin e luftës hibride. Mendoj që në këtë situatë nuk kemi shumë komoditet ne të qëndrojmë anash edhe të krijojmë pra një vakum me mungesën e institucioneve përkatëse që kanë impakt edhe në sigurinë e brendshme, d.m.th. në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë, po edhe vetë përgatitjet për të, sikurse thashë, edhe në rezervat shtetërore, edhe në këto strehimoret, edhe në çështje të tjera që janë jetike, por edhe në aspektin e integrimeve ndërkombëtare sidomos në në aspektin e sigurisë dhe pjesëmarrjes së FSK-së në misionin e paqes në Gaza”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme
Kosova dhe vendet e tjera të
Lajme
Petkoviqi konfirmon marrëveshjen: Serbët mund të marrin frymë lirshëm
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për
Aktuale
“Në veri janë 154 policë të komunitetit serbë, rendi publik i qëndrueshëm”, thotë Veton Elshani
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për