Hajt Serbi hej tungjatjeta
S’po han bota ma etiketa,
Vetëm gjuha të ka mbetë
Me ba rrenën të vërtetë!
Ngjitu preke Kalimegdanin
Me ia rrit trumbetës zanin,
Me t’shkue fjala larg n’Japoni
N’Izrael e n‘Aarabi;
Se hebrenjtë keq janë hutue
Janë ba gati me t’besue:
Mos po vjen mbi rrota treni,
Drejt n’Kosovë Jerusalemi!
Hajt Serbi hej tungjatjeta
A po flet prapë nga Mesjeta,
Me sy çelë a e përgjumun
Kur po thu‘ „e ashtuqu’tun“!!!
Mos besofsh k’qyri do çika
T’kallxojnë ku asht Republika,
Ku e ka Kosova gurin
Kush ia çon aq larg flamurin!
N‘Japoninë aziatike
Mos ra bomba atomike,
Pse Kosova për se mbari
Shkon fiton medale ari!
Kush t’ka faj që të ra fati
Me t‘plasë barku nga inati,
Kur Kosova zonjë e randë
Shkon si shtet n’Olimpiadë?!
Ku të mbetën Kinë e Rusi
Me ta mbajtë krahun n’Azi,
Si në lojnat politike
Inatçore bisht-ballkanike?!